Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ka dhjetëra persona, të cilët fshihen në Dubai. I pyetur nëse Dubai është “kafaz i artë” për kriminelët shqiptarë, Balla tha “jo”, duke sqaruar edhe arsyet pse nuk ekstradohen kriminelët shqiptarë.

Ministri tha në emisionin Opinion se kanë çuar tre marrëveshje në Dubai që kanë lidhje me ekstradimin dhe janë në proces.

Sipas tij, një mënyrë për të sjellë kriminelet në Shqipëri është edhe deportimi

Pyetje: A do jetë Dubai një kafaz i artë?

Balla: Jo nuk do jetë. Dubai nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe me ato pak vende që ka, psh me Belgjikën, i vetmi person i ekstraduar është një qytetar shqiptar. I ekstraduar para pak muajsh nga Abu Dabi drejt Brukselit.

Ne i kemi çuar tre marrëveshjet, janë në proces vajtje-ardhje mes dy ministrive. Politikisht mund t’ju them që kemi diskutuar për këto çështje dhe kemi dëshirën për ti përmbyllur.

Unë kam bërë një bisedë me homologun tim në Abu Dabi dhe i kam thënë që kur bëhet fjalë për krime të rënda ne do ngulmojmë që ti marrim. Ka edhe një moment tjetër, që mund të përdorim deportimin.

Pyetje: Sa persona kemi në që kërkohen në Dubai?

Balla: Nuk e kam bërë një përmbledhje të saktë të numrit, por mund të them që janë me dhjetëra.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re