Subscribe

Dubai është shndërruar në një strehë për kriminelët shqiptarë e ky për kreun e SPAK Altin Dumani është problemi  i madh.

 

Veshtiresine per te sjelle perpara drejtesise shqiptaret koket e grupeve kriminale Dumani e pranoiu gjate raportimit ne komisionin e ligjeve.

 

 

Problematik është fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai qëndrojnë një numër të madh të kërkuarish për vepra penale të krimit të organizuar që nuk po jepet një miratim për ekstradimin e tyre. Nisur nga kjo, kemi 28 procedime penale të nisura kryesisht.

 

Deputeti socialist, Pandeli Majko ngriti pikepyetje per maredheniet e SPAK me Byrone Kombetare te Hetimit.

 

PANDELI MAJKO

Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetshme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson nëse pini kafe me njëri-tjetrin. Por çfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?

 

ALTIN DUMANI

Ne kemi harmonizuar çdo qëndrim tonin edhe me ndërkombëtarët që monitorojnë veprimtarinë e BKH.  Sa i përket marrëdhënies me BKH, ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim, në shumicë absolute hetuesit e BKH mbulojnë hetimet kryesore.

 

Ndersa Fatmir Xhafaj kerkoi qe SPAK te bëjë më tepër për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

 

Per deputetin demokrat Gazmend bardhi shqetesim mbetet kohezgjatja e hetimeve vecanerisht per krimet zgjedhore.

 

Kreu i Prokurorise se Posacme siguroi se pavarësisht presioneve hetuesit nuk do te ndikohen kurre nga politika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re