ANGLI – Një avion amerikan  i linjës Angli – Filadelfia është detyruar të ndryshojë destinacionin e saj gjatë fluturimit dhe të bëjë një ulje emergjente në Dublin, pas një incidenti aspak të zakontë të ndodhur në bord.

Gjatë fluturimit, pasagjerët dhe disa nga pjestarët e stafit kanë filluar të kenë djegie të forta sysh, si dhe një acarim të rëndë lëkure, gjë e cila ka krijuar një lloj paniku në bordin e avionit.

Por kjo nuk është asgje me atë që ndodhi më pas, ku disa nga pasagjerët humbën vetëdijen dhe ranë pa ndjenja.

Askush nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte, derisa pjestarë të stafit vendosën të bënin një kontrroll në gjithë avionin, ku zbuluan dhe shkaktarin e kaosit që po ndodhte.

Mesa duket, një shishe më solucion zbardhues, e përdor për pastrimin e avionit, ishte derdhur në dyshemen e tualetet, dhe ajo ka bërë që kimikatet pastruese të shpërndaheshin në ajër, për tu thithur më pas nga pasagjerët.

Piloti i avionit ka telefonuar kullën vrojtuese dhe i ka kërkuar të ndryshojë destinacion, për tu ulur në pistën më të afërt derisa të zgjidhin problemin e ndodhur.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re