Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datë kur do të zhvillohen zgjedhjet  pjesshme vendore në 6 bashki. Ky ishte një vendim në një moment kur PD po kalon një krizë të thellë pas “luftës” Basha-Berisha.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Ora News u shpreh se përgjegjësia e parë është te PD, e cila duhet të gjejë mënyrën për të kapërcyer krizën.

Mediu: Një PD e bashkuar është e vetmja mënyrë për tu përballur me regjimin dhe problemet që ka Shqipëria sot. Çdo ndarje mua më duket si një sukses i momenti për një grup të caktuar njerëzit, por do të jetë në dëm të pluralizmit, opozitës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Prandaj gjëja më e mirë që mund të ndodhë është t’i japim mundësi qytetarëve të 6 bashkive ku janë zgjedhjet që ta të zgjedhin kush është kandidati i tyre preferencial i opozitës.

Zoti Mediu tha se nuk ka rrugë tjetër për tu përballur me këtë realitet politik qeverisës korruptiv se sa opozita të jetë e bashkuar.

Mediu: Opozita duhet të jetë e bashkuar për tu përballuar me këtë realitet. Debatet duhen tejkaluar në shërbim të interesave të të djathtëve dhe qytetarëve shqiptarë.

A keni diskutim me Bashën, Berishën dhe aktorë të tjerë për t’ia propozuar këtë?

Mediu: Unë ja kam propozuar këtë të dyja palëve sepse dua që të jenë bashkë në PD dhe këtë mendim e kam thënë dhe publikisht. E mbështes si rrugën e vetme për të kapërcyer këtë situatë.

Pas 25 prillit ka pasur një ngurtësim të aleatëve me opozitën.

Mediu: Kur ka situata ët tilla të humbjeve gjen arsye nga më të ndryshmet. Mendoj që arsyet më thelbësore duhen parë brenda funksionimit të PD. Ka dhe nga ata që sikur i ri ngushtë kostumi kur bëhen drejtues të PD apo figura drejtuese të PD pavarësisht nga kontributi. Mendoj që sot PD dhe opozita kanë nevojë për mendje të ftohta dhe duhet ta tejkalojnë konfliktin.

Roli i Partisë Republikane në zgjedhjet e 6 marsit

Mediu: Unë kam bindjen që njerëz të arsyeshëm do të gjejnë arsyen në shërbim të interesave të qytetarëve shqiptarë, të PD dhe opozitës. Ndarja do të jetë gjëja më e shëmtuar e cila nuk i sjell kredo asnjërës palë.

Nuk është hera e parë që brenda PD ka pasur debate dhe konflikte sipas tij, dhe zgjidhja më e mirë është biseda për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re