Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se qeveria shqiptare ka shfryrë një duf të papërmbajtur ndaj “Prestige Resort”, pasi sipas tij, mediat e “Hysenbelliu Grup” kanë ndjekur një vijë editoriale të drejtë.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se në “Prestige Resort” qeveria ka plane të çojë në Golem zyrat e qendrave sociale, pasi në vend të këtyre objekteve në Tiranë kërkon të ndërtojë pallate dhe për këtë tha se ka dokumenta.

“Merr këtu rastin e “Prestige Resort”, se çfarë dufi të papërmbajtur, vetëm për shkak të linjës editoriale korrekte që mbante media.

Merr rastin e Resortit Prestige, se çfarë dufi të papërmbajur vetëm për shkak të linjës editoriale korrekte që mbante media. Dhe kto dy të tjerat që kanë çuar tani sëfundmi, kanë tjetër medalje po kaq të zezë. Këtu ku marrin këta të qendrave sociale do të ndërtohet pallat aty. Kam dokumentat. Dhe i çojnë te Prestige”, tha Berisha.

Me tej ai shtoi se: “Duhet kuptuar regjimi, ky është mobokraci, klasike diktaturë e banës. Ku kryebanditi nuk njeh asnjë rregull dhe banditët e tjerë përfitojnë nga kjo situatë. Kemi objektiv rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Pluralizmin e vendosim me fitoren tonë. Fitorja në Tiranë dhe kudo, ndiej një frymë të jashtëzakonshme”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re