Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se fatura e Shqipërisë në arbitrazh mund të shkojë deri në 1.6 mld euro.

Ai u shpreh se urrejtja e Ramës ndaj fjalës së lirë ka çuar në mbylljen e një televizion dhe tashmë janë qytetarët shqiptarët ata që do duhet të paguajnë gjobën.

“Qytetarët në këto 8 vite u shpërfillën më shumë se kurrë. Ky nuk ka asnjë respekt për qytetarin, Përpiqet të vendosë një perde. Nuk pranon të dalë para jush. E kam ftuar me dhjetëra herë hajde dalim në studio ose në shesh.

Familjarët e tij në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit kanë fituar qindra tendera. Në mes të Vlorës thotë po ndërtohet përbindësh kulla, nga vëllai i tij Olsi Rama. Firmos 420 mln euro djegësa nuk ekzistojnë askund. Për dufet e tij të urrejtjes ndaj fjalës së lirë mbylli televizionin dhe shqiptarët do paguajnë gjobën.

Të tilla janë një seri procesesh dhe ky borxh për ne do shkojnë në 1.6 mld euro. Më shumë se rrogat e dy viteve të të gjithë shqiptarëve, Nuk mund të justifikojë mashtrimet e tmerrshme që i ka bërë qytetarëve. Nuk lejon të dalë as mafien e tij”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re