Urbanisti dhe arkitekti i njohur Artan Shkreli i ka kushtuar një status shndërrimit të Hotel Dajtit në bankë, marrë në vitet e qeverisjes së Berishës nga Banka e Shtetit, ku gati prej një dekade degradoi në gjithçka. Tashmë ka fituar një pamje të re, por nuk është më Hotel Dajti, një prej ndërtimeve më ikonike të Italisë Fashiste, e cila fitoi nam në të gjithë Ballkanin. Pos kësaj, këtë nam e trashëgoi në vite, duke mbetur një hotel simbol, vendin e të cilit nuk e morri dot as 15 katëshi(Hotel Tirana) me 15 katet e tij në Sheshin Skënderbej.

Siç shihet, Shkreli është mjaftuar me një fjali duke nxjerrë dufin e tij, pa komentuar më tej nëse nuk është dakort me pamjen e re apo me funksionin e ri. Gjithsesi, patjetër që kontestimi kryesor në këtë rast është kontestimi i funksionit ndryshe. Hotel Dajti s’mund të ishte tjetër veçse Hotel Dajti, siç u ngrit i tillë nga themelet.

Dhe për paradoks, për këtë godinë, degradimin e saj dhe më pas ndryshimin e funksionit, nuk pati asnjë protestë, ndryshe nga ç’ndodhi me godinën krejt tjetërfare të Teatrit Kombëtar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re