Ndonëse ndalohet me ligj pirja e duhanit në ambiente të mbyllura, rastet kur abuzohet janë të shumta. Shkeljet nga pronarët e ambienteve të tilla shoqërohen me gjoba të konsiderueshme. Mirëpo, sipas drejtuesit të shoqatës “Për një Shqipëri pa duhan”, Roland Shuperkaj, duhet punuar për një ligj të ri.
Ai thotë se nuk mund të zbatohet ligji duke rritur gjobat. Ai shtoi se duhet punuar për një të ri që iu referohet direktivave të BE-së. Megjithatë sipas shefit të Policisë Rrugore, Taulant Gjoka, modeli i ashpërsimit të masave ka funksionuar me kodin rrugor ndaj duhet të aplikohet edhe në rastin e duhanit.
“Janë bërë disa ndërhyrje te ligjit i duhanit. Ndërhyrjet që janë bërë në ligjin e duhanit e shkatërruan. Ministra e shëndetësisë thotë gjobat i dua 3 milionë, 8 milionë…nuk vihen asnjëherë. Janë shifra fiktive. Të gjithë mbyllin niptin dhe hapin një tjetër. Nuk zbatohet ligji duke rritur gjobat.”, tha ai.
