Avokati Maks Haxhia ka folur për shendjen shëndetësore të kolegut të tij, juristit Sokol Mëngjesi i cili ditën e djeshme (3 Maj) u transportua me një helikopter nga spitali i Traumë në Tiranë në një klinikë në Athinë.
“Dua tju informoj për gjendjen shëndetësore, dje është çuar me avion ambulancën në Greqi në një klinikë të specializuar dhe u informova që parametrat shëndetësorë ka në kuotat e mira shëndetësore.
Trajtimi do të vazhdojë dhe duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale për shkak të dëmtimeve që ka në sistemin nervor dhe kryesisht në edemat që janë të rrezikshme për jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. I urojmë shërim të shpejtë dhe të jetë sa më shpejt në gjirin tonë. Por para së gjithësh për jetën e vet, të ketë shëndetin, ti monimiziohet stresi atijd he familjes, por edhe neve”, tha ai.
