Skip to content

“Duhen hequr urgjentisht qeset plastike nga përdorimi”/ Flet ekspertja: Përbëjnë 18% të mbetjeve në vend, dëm serioz për shëndetin

Në një intervistë për ‘Fax News’ ekspertja mjedisore Valbona Mazreku tha se qeveria duhet të marrë masa urgjente për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi.

Sipas Mazrekut, 15-18% e mbetjeve që ndotin vendin tonë janë plastikë dhe përbëjnë dëm serioz si për mjedisin ashtu dhe për shëndetin tonë.

Ajo theksoi se dëmi më serioz kryhet gjatë procesit të djegies së tyre dhe se dekompozimi i  mbetjeve plastike kërkon shumë kohë, gjë e cila shkakton dëme në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor.

Qeset plastike janë cenim i rëndë për shëndetin dhe duhen hequr nga qarkullimi. Efektet e saj janë afatgjata sepse duhen vite të tëra që të dekompozohen, plastika shkakton se duke përfunduar në stomakun e kafshëve ato mund të ngordhin.

Sidomos gjatë procesit të djegies, në zonat rurale dhe në brigjet e lumenjve, që janë mjaft të dëmshme për mjedissin, pa llogaritur pjesën vizive, është e patolerueshme që të vijnë turistë dhe të shohin brigjet të zbukuruar nga plastika.

Shpresoj që këto ndryshime në ligj ti hapin rrugën më pas për të adresuar qeset plastike dhe ato njëpërdorimshe.

Shpresoj që në këtë valë ndryshimesh në nivel global, Shqipëria të jetë pjesë e saj”-tha Mazreku.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb