Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme zonat e përmbytura në Shkodër teksa ishte i shoqëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi. Në disa moment, kishte erëra të forta që i pengonte të fliste para kamerave, por Basha theksoi se shteti duhet të ngrihet për të bërë detyrën.

“Përmbytjet po dominojnë Ultësirën Perëndimore. Është një situatë që i mbivendosje fatkeqësive të tjera. Nuk është koha për politike, por nuk mund të mohohet që gjendja mund të jetë më e mirë menaxhuar dhe kjo është detyrë e shtetit.

Duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh, duhen marrë masa emergjente. Shanset janë që situata duhet të vijë duke u përkeqësuar, ndërsa duhet marrë masa për t’ju ardhur në ndihmë banorëve”, tha Basha.

Kreu i opozitës shtoi se do të bëjë çdo gjë për të ndihmuar banorët e zonës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re