Eksperti Alban Zusi gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për vështirësitë që po has prodhimi vendas në këtë kohë krize.

Zusi i kërkon qeverisë që të kthejë vëmendjen më shumë ndaj prodhimit vendas duke i ndihmuar fermerët dhe sektorin industrial të ushqimeve me subvencione për të ulur kostot. Eksperti Alban Zusi parashikon që në rast se nuk ndihmohet ky sektor atëherë pas dy vitesh kriza në Shqipëri sipas tij do të ketë emrin e “ushqimeve”.

Prodhimi vendas po përpiqet të japë kontributin e veta, por ne nuk ishim të përgatitur duhet të kishim marrë masa. Nuk mund të themi që prodhimi vendas luan rol në zbutjen e krizës. Ne importojmë qindra milionë euro produkte bujqësore bazike. Po përjetojmë çmimet e larta, prodhimi vendas i gjithë ushqimeve jo vetëm të fushave por edhe të industrisë do të kishte më shumë sasi do të shërbente për të krijuar4 vende të reja pune dhe të ardhura. Nëse do të rrisnim prodhim vendas do të kishim impaktin e një konsumi më të zgjeruar për inpaktin e bizneseve vendase. Kostot janë vetëm në rritje.

Nuk është më keq se dy vite më parë pasi bizneset përpiqet të cilin para. Duhet që fermerët të punojnë tokat e lënë djerr. Buxheti për bujqësinë dhe ushqimin duhet të jetë më i madh po nuk e patëm këtë do të kemi krizë më të madhe ushqimore. Dihet mbështetje për bujqësinë dhe sektorin industrial të ushqimeve. E gjithë vëmendja të fokusohet drejt këtij sektori në mënyrë që këto biznese të përballojnë kostot që të përballojnë pasojat.

Duke qenë se ky është shqetësimi aktual dhe i pritshmi, ky duhet të jetë drejtimi i vendimmarrjeve. Të paktën importet mund të reduktohen ose lehtësisht kostoja e jetesës për qytetarët mund të reduktohen. Dy vitet e ardhshme kriza do të mbajë emrin e “ushqimeve”. Duhet të bëhen patjetër subvencionet ndaj fermerëve që të nxitim prodhimin vendas për të plotësua nevojat e tregut. Duhet të nxitet prodhimi vendas pasi disa produkte mund ti zëvendësojmë me prodhimet vendas”, tha Zusi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re