I ftuar përmes një lidhje live për emisionin “Open” në News 24, analisti Ermal Hasimja foli për njerëzit më të pasur në botë dhe në Shqipëri duke bërë një paralelizëm mes tyre.

Hasimja tha se në Shqipëri janë 10 njerëz që përfitojnë shumicën e fondeve publike në mënyrë të padrejtë dhe 30-40 të therë  që po ashtu përfitojnë në mënyrë të padrejtë, por në mënyrë më të ulët.

Ai thekson faktin se duhet bërë dallimi mes të pasurve dhe oligarkëve.

“Duhet bërë dallimi mes të pasurve dhe oligarkëve. Sot në Shqipëri janë 10 njerëz që përfitojnë shumicën e fondeve publike në mënyrë të padrejtë. Ka dhe 30-40 të tjerë që përfitojnë, por këta në mënyrë më të ulët.

 

Në Shqipëri mund të ketë 120 mijë sipërmarrës, ndoshta nja 20-30 mijë mund të konsiderohen si të pasur. Një nga gjërat që nuk u përmend është se po të kthehemi 20 vite më pas dhe do shihnit emrat e listave, s’do gjenit asnjë prej tyre, mund ta mbani mend ndoshta që kompjuterët e parë ka qenë ato të EMP. Në treg voton përditë, ndërsa në demokraci një herë në katër vjet.

Gjysma e njerëzve që janë në listë e kanë nisur biznesin e vetë nga garazhi. Po ashtu duhet të shihet edhe strategjia gjeografike, ku shumica janë në Amerikë, ku ka më shumë mundësi. I vetmi përjashtim është Rusia, ku ndodh e kundërta, ku paratë sigurohen nga lidhjet politike dhe aferat”, u shpreh analisti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re