Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen në Tiranë dhe 5 bashki të tjera.

Sipas Murrizit, Jorida Tabaku është kandidatja e duhur që PD duhet të zgjedhe përballë Ogerta Manastirliut, si demokratja më e votuar në zgjedhjet e fundit.

Ai tha se edhe nëse ajo nuk e pranon, duhet të detyrohet për t’u shërbyer demokratëve.

  • Për mua duhet të ishte kandidate për Tiranën Jorida Tabaku. Ajo është demokratja më e votuar. Edhe nëse nuk do duhet të detyrohet për t’u shërbyer demokratëve. Nuk bëhet me kandidat jo politik.
  • Nëse këta nuk duan kandidat politik, të na thonë arsyen sepse duhet dhënë llogari. Mendoj se është interesi i tyre personal. Kandidati duhet të jetë një person që e njohin demokratët dhe që ka histori brenda demokratëve.
  • Një kandidat jopolitik nuk e votoj kurrë unë dhe as mbështetësit tanë. PD ka plot emra që t’i vendosë si kandidatë, kanë histori brenda PD-së, ish-studentë të dhjetorit.”-tha Murrizi.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re