Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është shprehur se në vendi ka nevojë për ndryshim të ligjit elektoral.

Komentet Murrizi i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se me sistemin aktual kanë hyrë në Parlament 19 llumhane që kanë dorëzuar mandatet me ligjin e dekriminalizimit.

Ai shtoi se ligji elektoral ekzistues ka vrarë garën dhe ka lejuar futjen e trafikantëve dhe personave me precedent penal në Kuvend.

“500 mijë vota opozita, i rezistuan presionit politik dhe intimidimeve. Ky ligj elektoral ka vrarë garën. Unë nuk jam utopik. Opozita nuk është e lirë. Opozita duhet ta ketë kalë beteje, të prishin pazarin e prillit 2008. Shqiptarët duhet të kenë lista të hapura. Çdo subject politik mori hakun. Po u votua vetëm për sigël për parti, mavi e super mavi do të jetë harta.

Për frikën e një karrigeje të këtyre enukëve që duan të jenë në Parlament, nuk bëhet nami, një më pak. Por shqiptarët dinë se kush është përfaqësuesi i tyre. Kjo garanton garën. E ka shumë të thjeshtë një biznesmen me këtë sistem që të hyjë në Parlament. Kush hyri pas këtij ligji? Erdhën trafikantët. Në 97 asnjë bandit nuk erdhi në Parlament. Me këtë ligj, erdhën 19 llumhane, që kanë lënë mandatin nga ligji i dekriminalizimit. Për Bashën ti më thua mua a përdoret raketë për të vrarë një mizë.

Miza vritet me vrasëse mizash. Për herë të parë ndodh që kryeministri falenderon qytetarët që nuk votuan, pra faleminderit që u dhashë lekët, u mora kartat dhe ju nuk votuat. Duhet të kishte balotazh. Qytetari i parë i një bashkie duhet të jetë ai që siguron 50 plus 1 %. Ti ke këtu 6 bashki të ankimuara. Bashkinë e Rrogozhinës e ka fituar burgu. Te burgu votojnë në kundërshtim me ligjet. Atje kanë votuar 180 të burgosur dhe asnjë prej tyre nuk është nga Rrogozhina.

Sot kanë pranuar rinumërimin e Kuçovës. Janë disa bashki që janë manipuluar. 7 bashki janë marrë dhe 3-4 që presin ti kthejnë me kuti burgu. Shkojnë 11-12. Thotë Basha kanë humbur. Çfarë kishim ne që humbëm? Gjitha administratën Rama, gjithë pushtetin Rama, dhe thotë humbëm. Ke hyrë në sistem, sepse do ta paguajmë shtrenjtë lajthitjen e 2019.

Rama ka shkelur Kushtetutën duke bërë presion që nuk do të keni lekë po votuat kandidatët e opozitës. Nëse nuk do të ishin të tredhur SPAK duhet të niste hetimet. Që në 92 është një kryetar bashkie në Maliq, ka hyrë atje kur ka qenë pa push në faqe dhe po del me vetulla të thinjura. SPAK është i tredhur politikisht”, u shpreh Murrizi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re