Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj thotë se duhet një duhet një federatë e opozitës, një front dhe një figurë karizmatike që të përballet me Ramën.

Në një ndërhyrje në emisionin “Open” në News24, Gjekmarkaj u shpreh se përjashtimi i Gazment Bardhit nga Lulzim Basha është “nul”.

Ai tha se Berisha është faktor kryesor opozitar, ndërsa për Bashën deklaroi se duhet t’i rikthehet opozitës.

“Përjashtimi i Bardhit është nul, ai i uruari është një kujtim dhe një shaka e Sali Berishës dhe mirë ia bën. Bardhin e mbështesim për diçka më të madhe se vula e firma, por për strategjitë e opozitarizmit. Shqipëria ka nevojë për opozitë jetike. Nëse nuk përfaqësojmë çdo zë opozitar në këtë vend, nuk meritojmë të jemi përfaqësues. Duhet një federatë e opozitës, një front, një kandidat për kryeministër, një figurë karizmatike e re për tu përballur me Edi Ramën.

Berisha është faktor kryesor opozitar, shumë vota janë të tijat dhe jo të besnikëve të tij. Atij i takon të marrë vendime të mëdha.

Basha të heqë dorë nga të qenit ambasador i Taos dhe ti kthehet opozitës. Siç e ka thënë intelektuali i shquari Nard Ndoka, ne donim ta bënim kryeministër, ai u bë legeni i kryeministrit”, thuhet në mesazhin e Gjekmarkajt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re