Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka folur në Kuvend për një sistem edukimi masiv për pastrimin e vendit.

Capture

Shehi u shpreh gjatë fjalës në Kuvend se duhet një edukim i brezit të ri i cili sipas tij nuk e ka konceptin e pastërtisë. Sipas tij nëse punohet ndershmërisht, duhet të shkojnë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve.

“Duhet të pastrohet vendit. Duhet një sistem edukimi masiv për këtë punë. Duhet një edukim i një brezi që nuk e ka shumë konceptin e pastërtisë. Disa para më mirë se të shkojnë për disa projekte bosh më mirë të shkojnë për edukim. Projektet në këtë fushë duhet të kalojnë nivelin e zgjedhjeve.

Për të treguar që ky është një sektor që ka të ardhme vetëm nëse punohet ndërshmërisht, vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg. Se ndryshe gjithë këto llafe që themi ne këtu janë llafe kot. Kanë marrë nga 20 mln kompani boshe se nuk ekzistojnë. Të prishim para për të këtë punë se është e rëndësishme, por ashtu si duhet. Jo t’i vjedhim”, deklaroi Shehi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re