Plazhi i Shengjinit ka nisur të frekuentohet me rritjen e temperaturave.

Më shumë janë shqiptarët e Kosoves te cilët kanë nisur të bëjnë plazh në Shëngjin. Krahas shijeve të rrezeve te diellit pushuesit janë futur duke u larë edhe në det.

Ata thonë se Shengjini është nje plazh shume i mirë, por duhet më shumë pastërti. Gjithashtu tregojne se çmimet nuk janë rritur fare.

“Jo nuk është herët, taman në kohë. Shumë mirë, rëra e pastër, ka ndryshuar. Shëngjini ka plazhin e vecantë, rërën. Ka tre ditë që jena këtu. Cmimet nuk kanë ndryshuar. Ne jashtë sezonit më shumë.”

“Po koha moti i mirë, e pastërtia. Kemi banesën këtu e vijmë. Këtë vit shumë mirë, shpresojmë se do ta pastrojnë. Kanë ndryshuar pak cmimet”.

Plazhi i Shëngjinit është mjaft i vizituar dhe numri i pushueve do te vijë gjithnje duke u rritur me rritjen e temperaturave, kur pritet të hapet zyrtarisht dhe sezoni i verës në këtë bregdet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re