Duke u nisur nga reagimi i fòrtë i Këshillit të Evropës kundër paketës antishpifje, presidenti Meta ka apeluar për një reflektim sa më të shpejtë nga ana e mazhorancës qeveritare.
Stefan Schennach (Austri, SOC), Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, shprehu sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një nismë ligjore e cilësuar si paketa antishpifje. Presidenti Meta në postimin e tij thekson se çdo kokëfòrtësi nuk i shërben çeljes së negociatave madje.
Postimi i plotë: Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfòrtësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të fríkësojë askënd. Përkundrazi!
Kujtojmë se në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryeministri Edi Rama kërkoi nga deputetët të shqyrtojnë me prioritet paketën.
Nisma është kritikuar gjerësisht më herët nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias, ndërsa paketa është hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias.
/faxweb