Ambasada e Britanisë në Tiranë, ka reaguar pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku u hodhën molotov dhe u tentua heqja e gardhit rrethues me dhunë.

Në reagimin e saj, ambasada shprehet se skenat jashtë bashkisë dhe përdorimi i molotovit  nuk kanë vend në demokraci.

Po ashtu ambasada kërkon që mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike.

Reagimi:

Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re