Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca maratonë ku do të vendoset në lidhje me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të cilat u mbajtën pa praninë e opozitës. Në mbledhje shoqata e Bashkive, që bëri dhe padinë përfaqësohet nga avokati Jordan Daci, ndërsa e pranishme është dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Që në fillim të kësaj mbledhje palët janë njohur me opinionin e Venecias që për avokatin Daci është kontradiktor. Sipas tij i vetmi autoritet që ka të drejtën që të shprehet për zgjedhjet është Gjykata Kushtetuese, dhe palët pa marrë një vendim prej saj nuk mund ti drejtohen një gjykate tjetër ndërkombëtare.

“Nuk mendoj se ka një autoritet tjetër në Republikën e Shqipërisë që ka të drejtë të shprehet në lidhje me këtë çështje. Venecia thotë që zgjedhësve duhet tiu jepet një mundësi e re zgjedhje, pra zgjedhjet nuk ishin të ligjshme. Mendimi i Komisionit duhet të ishte thellësisht juridik, Venecia është marrë më shumë me anën politike sesa me anën juridike të problemit”, është shprehur Daci.

Kryetarja e gjykatës Kushtetuese nga ana e saj ka thënë se seanca do të vijojë, sa kohë që palët janë njohur me një kopje të opinionit të Venecias.

“Gjykata Kushtetuese, ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës. Në këtë momenet proceduarial të gjithë palët kanë marrë kopjen e Opinionit. Në vijim të procesit ku parashtrojmë që keni të drejtë, të jepni deri në 10 minuta, opinion mbi Opinionin e Venecias”, ka thënë Tusha.

Ndërkohë që avokati Daci ka vijuar më tej duke folur dhe për futjen e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 Qershorit, që sipas tij u bë në mënyrë fiktive për të tentuar legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Bindja demorkatike hyri nq zgjedhje fiktivisht. U regjisteua në KQZ pa u regjistruar më parë në Gjykatë si subjekt juridik. Gjykata Kushtetuese duhet ta injorojë këtë opinion të Venecias, sa kohë që nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet juridike”, ka thënë Daci.

Ndërkohë që e pranishme në seancën që po mbahet në Kushtetuese është dhe përfaqësuesja e Kuvendit Mimoza Arbri, e cila është shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë arbitër i ankesave zgjedhore.

“Gjykata kushtetuese nuk mund të jetë arbitër i ankesave zgjedhore. Komisioni i Venecias është i mendimit se kryetarët e bashkive janë zgjedhur duke zbatuar legjislacionin. Kuptohet qartë që Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencën për të shqyrtuar një kërkesë të tillë. Në ligjin shqiptar mungon një dispozitë që Kushtetuseja të vendosë për zgjedhjet vendore”, ka thënë Arbri në seancën që është duke vijuar ende.

Vendimi për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pritet që të jepet rreth orës 14:00 të mesditës së sotme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re