Me rrëke që njollosura në ngjyrë okër, plazhe me një blu të thellë dhe shpella magjepsëse të kripës, ky ishull është ‘Disneyland-i’ i çdo gjeologu.

Duhet ta provosh njëherë dheun”-thotë Farzad Kay, ciceroni i guidës sime në jug të ishullit të Hormuzit, teksa ne qëndrojmë nën këmbët e një mali, i kuq si e kuqja e një rubini e që shtrihet magjishëm përgjatë bregut të detit.

I vendosur afro 8 km larg Iranit, në ujërat e gjirit Persik, ishulli i Hormuz ka formën e një loti, i mbuluar nga një kupolë me kripë. Malet e kodrat formohen nga shtresa të buta, gëlqerorë e gurë vullkanikë të pasur me hekur. Këtu mund të gjesh më shumë se 70 lloje mineralesh.

Shpesh herë ky vend njihet si ishulli i ylberit dhe mendohet të jetë i vetmi vendi, ku mund të përdorësh dheun e gurët për të gatuar.

Një lloj dheu i kuq i quajur gelack, përdoret jo vetëm si mineral për qëllime industriale, por edhe në kuzhinën tradicionale të zonës. I përdorur si një erëz a salcë, i jep ushqimit një shije më tokësore, veçanërisht kur përdoret me bukën tomshi, që përdorin lokalët e zonës.

“Ky dhe i kuq përdoret si një salcë” më shpjegoi Maryam, e shoqja e (ciceronit) Farzadit.

“Kjo salcë quhet soorakh dhe e hedhim në momentin kur pitet sapo kanë përfunduar pjekjen”

Përtej këtij dheu, në ishull gjen kripë që banorët e zonës mendojnë se ka veti kuruese. Po të hysh nëpër shpella muret janë të mbuluara nga kristalet e kripës, të cilat duken si kolona gjigande të një pallati mermeri.

Credit: Saeed Abdolizadeh/Alamy)

Banorët lokalë besojnë se kjo kripë ka aftësi kurative dhe se largon energjitë negative nga trupi.

Burimi: BBC, Përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info

Credit: Saeed Abdolizadeh/Alamy)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re