Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot krah LaCivita me të rinjtë e Partisë Demokratike për një bashkëbisedim.

Berisha tha në fjalën e tij drejtuar të rinjve se në Shqipëri, fjala e Evropës censurohet. Dhe këtë e ka për seancat në komisionet parlamentare në KiE, për zgjedhjet në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Berisha foli dhe për mbylljen e TikTok, që sipas tij Rama e censuron pasi aty të rinjtë e tallin.

Berisha: Duhet të përpiqemi ta tejkalojmë censurën. Akti i mbylljes së TikTok është akti i Habitullahut të Kabulit. I ati i tij në vitin 1988 në 10-vjetor firmosi varjen në litar të një poeti disident, guximtar vetëm se shkruajti vargje për fjalën e lirë.

Ky var në litar TikTok se të rinjtë e përdorin shumë dhe e tallin shumë. Është bërë punë e madhe. Nuk i tejkalon dot kurrë me banalitet. Ishte bërë famëzi. I vetmi kryeministër në Europë që i kishin darkën zyrtare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko