Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”.
Gjatë fjalës së rij, Rama tha se vendi ynë ka për përparime të rëndësishme në rrugën për anëtarësimin e vendit tonë në BE, teksa theksoi se vendi ynë nuk ka kohë për të humbur.
Rama tha se Shqipëria duhet të futet në BE me çdo kusht për të siguruar liritë individuale për qytetarët shqiptarë.
Gjithashtu Rama foli për prokurimet publike.
Ai tha se vitin e ardhshëm vendi ynë do të ketë një model të prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale.
Edi Rama: Gjithçka është ende e kthyeshme, e brishtë, vulnerabël dhe për këtë arsye na duhet BE me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Ne na duhet të hymë në atë derë që që na është hapur sot si mundësi jo vetëm reale por aktuale, një derë që është hapur me premisën se deri në fund 2027 mund të mbyllim negociatat si vullnet i dyanshme dhe një derë që mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë për të shfrytëzuar mundësinë që kemi në dorë.
Fatet e vendeve që duan të hynë në atë derë dhe atyre që ndodhen pas asaj dere jo gjithmonë përputhen.
Ky komision, puna e të cilit do vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme është kusht jo vetëm për të hyrë në atë vend por edhe për qëndrimin.
Nuk ka liri individualë përveç se në BE. Besoj që ne e kemi treguar dhe po e tregojmë përditë që jemi shumë ambiciozë, nuk na mjafto të bëjmë minimumin… ne duhet të bëjmë maksimumin.
Për shembull prokurimet publike, ne jemi vlerësuar në vendin e parë në të gjithë rajonin me diferencë nga vendi i dytë, por ndërkohë po punojmë për të krijuar një model revolucionar të inteligjencës artificiale për prokurimet publike në bashkëpunim me Microsoftin dhe Mira Muratin ne jemi duke bërë progres të konsiderueshëm dhe kemi besimin se vitin e ardhshëm do kemi model të prokurimeve publike pa përfshirjen e njeriut në 95% të procesit.