Komisioni i Bashkimit Evropain për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi deklaroi se synimi i BE-së është që Shqipëria të çelë negociatat brenda qershorit.

 

Ai u shpreh se do të ishte i gatshëm të shkonte çdo ditë në Shkup dhe Sofje, me qëllim që Bullgaria të heqë veton.

“Ne duhet, duhet të përdorim gjithçka që kemi në dorë, nuk mund të kemi një luftë dhe Evropa të mos përdorë të gjitha mundësitë e saj për Ballkanin Perëndimor. Në këtë proces kjo vetëm shikojmë stabilitet, por mund të krijojmë dhe vendosim stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Nuk mund tu jap aspak kohë atyre që të bëjnë atë që nuk duhet bërë. Nëse nuk marrim ato vendime që duhet të marrim i bie që ne të heqim dorë. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë, kërkoj pak më shumë durim nga ana jua, objektivi ynë që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës Franceze. Po punoj nga afër me miqtë tanë bullgarë dhe maqedonas. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë dhe Edi Ramës. Kërkoj pak më shumë durim. Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren jo vetëm nga aspekti ekonomik, por edhe shoqëror. Nuk duhet t’i heqim sytë nga ky angazhim i përbashkët. Prandaj, do të shkoj në Shkup dhe Sofje çdo ditë. Duhet ta mbyllim këtë punë tani.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re