Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ndaj raportit të Komisionit të Venecias, publikuar nga Zëri i Amerikës.

Berisha tha se në raport provohet se Ardian Dvorani e “shndërroi KED në shpellë të mafies”.

POSTIMI I BERISHËS

Të dashur miq, në një seri reagimesh kam denoncuar publikisht kriminelin, mafiozin Ardian Dvorani, i cili për fshehjen e pasurisë duhet të ishte në qeli, por në narkoshtetin shqiptar ai drejton sot sipas ligjeve të shpellave të mafies, institucionin e lartë të KED.

Ky kriminel mafioz nuk njeh Kushtetutë, ligje as dhe parim tjetër të vendit në drejtimin dhe funksionimin e KED përveç atyre të sojit të tij mafioz të fëlliqur që i dikton bosi i tij Edvin Kristaq Mafia. Ai përpiqet të fshehë veprimtarinë e tij mafioze kriminale në KED duke mos mbajtur ose zhdukur procesverbalet e mbledhjeve të organit kushtetues KED.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, për të mbajtur të fshehta horrlliqet e tij në mbledhjet e KED, dhe mënyrën se si dikton dhe mashtron dhe vendos në këto mbledhje, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, ligjet dhe vetë rregulloren e miratuar të KED, ai, po në thyerje të ligjit, i mbyll derën përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe nuk e lejon atë të zbatojë detyrimin ligjor të vëzhgimit të zbatimit të transparencës dhe rregullave dhe ligjeve në diskutimet dhe vendimet e KED.

Zëri i Amerikës, i cili ka parë raportin konfidencial të Komisionit të Venecias, i cili është raport paraprak dhe jo përfundimtar, informon se: “Sipas Komisionit të Venecias, një nga elementët më të rëndësishëm të KED është transparenca, për të pasur besimin e publikut për procesin e emërimeve.

Por me miratimin e një rregulloreje të brendshme, KED përjashtoi nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit te kandidatëve Avokatin e Popullit. Sipas Venecias, ky nen i rregullores së KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, Venecia konstaton shkelje, edhe për mos publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re