Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pas ndeshjes së fituar 5-3 ndaj Kosovës, analizoi këtë paraqitje të ekipit të tij, por nuk harroi t’i thurte elozhe edhe djemve të Challandes.

“Ishte super atmosferë! Kosova e bëri qatë që mendoja që do ta bënte përpara ndeshjes. Na ushtruan presion dhe na detyruan të mbroheshim! E dija këtë që përpara se të luaja, i kisha parë”.

“Por, gjithashtu e kemi ditur që do të kemi hapësire për të luajtur dhe për të bërë kundërsulme. Luajtëm mirë me topin në këtë ndeshje dhe kemi ende vend për tu përmirësuar”.

“Tifozët, stadiumi, atmosfera, të gjithë patëm një natë të mrekullueshme”.

“Kosova ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues. Edhe ne bëmë disa gabime në këtë ndeshje. Nuk dua ta nënçmoj Kosovën, pasi e meritoi të lavdërohet për atë që bëri në sulm”.

Trajneri tha se me këtë ekip të Kosovës, tifozët duhet të jenë krenarë dhe gjasat janë të mëdha që të shkojë në EURO 2020.

“Kosova ka potencial të kualifikohet në Euro 2020. Do të jetë ngushtë në grup. Nëse nuk kualifikoheni nga grupi mund të kualifikoheni nga play –off i Ligës së Kombeve”.

“Duhet të jeni krenarë me këtë ekip, Kosovën”, ka thënë Southugate.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re