Dy ditë pas Konventës Kombëtare, Ilir Meta ka mbledhur sot kryesinë e Partisë të Lirisë. Pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në konventë, tha se programi i PL është një program që ndihmon shqiptarët.

Në fjalën e tij, Ilir Meta tha se  forca politike që ai drejton duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi.

“Duhet të kalojmë në veprime”- tha Meta, duke njoftuar se nesër do  mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

“Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha Ilir Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re