Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës me homologen Georgia Meloni u ndal tek investigimi i RAI3. Sipas kreut të qeverisë, marrëveshja demokratike për emigrantët u shndërrua në një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve dhe popullit italian.

Rama solli në vëmendje emigrantët afganë që erdhën në Shqipëri, ndërsa theksoi se “Për gjithë Evropën jemi krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si Evropianë brenda BE, por si evropianë me BE”.

“Duhet të kenë turp, pra të turpërohen të gjithë ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje, e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të vetë publikut italian”, tha Rama.

Rama: Nuk mund të mos e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur një trishtim për vetëm gjysmë të vërtetat, të cilat janë thënë në mediat italiane, përfshirë këtu shërbimin publik italian, mbi Shqipërinë, me qëllimin fare të qartë për të hedhur baltë mbi këtë vend, për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive, marrëveshjen e bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Duhet të kenë turp, pra të turpërohen të gjithë ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje, e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të vetë publikut italian.

Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar solidaritetin e tyre ndaj nesh.

Kam marrë mesazhe të shumta nga miq në Itali, në botën e kulturës, të sportit, kundrejt atij lumi balte të shpërthyer ndaj Shqipërisë dhe ndaj qeverisë sonë, qeveri, e cila mund të ketë mbi vete të gjitha mëkatet e botës, por kurrë nuk ka pasur mbi vete mëkatin e një dite të vetëm paqeje në luftën kundër krimit dhe as mëkatin që të kthejë kurrizin kur i është kërkuar të ndihmojë Italinë dhe jo vetëm Italinë. Do më duhet t’ju tregoj që diku, disa qindra metra prej këtu, në një hotel të madh, jeton më shpenzimet tona, tashmë prej dy vjet e gjysmë një komunitet afganësh.

Janë gati 350 njerëz që i janë larguar vdekjes pas rënies së Kabulit dhe që janë mikpritur dhe pranuar nga Shqipëria me mijëra njerëz, të cilët asnjë prej vendeve anëtare të NATO-s nuk pranoi t’i pranonte. Një pjesë e mirë e tyre janë strehuar në SHBA dhe në Kanada ndërkohë që çdo të premte mbërrin një avion me 90 apo deri në 120 persona, të cilët qëndrojnë këtu për në periudhë 3 deri në 6 muaj për t’u transferuar më pas. Ata të cilët nuk arrijnë t’i  kalojnë filtrat mbeten të strehuar prej nesh dhe as nuk do t’i largojmë, as do të kërkojmë para për ta nga NATO që i bëri ata të ëndërronin demokracinë dhe jetën e bukur me gjithë të mirat në Afganistan dhe as nga Bashkimi Europian edhe pse më duhet t’ju rrëfej që këto para , nuk janë shuma dhe aq të vogla për arkën tonë. Por si të shpjegojmë faktin që disa gazetarë investigativë apo të kërkimit, vijnë këtu dhe nuk i shohin ata? Pra nuk shohin këta qindra emigrantë që i janë vjedhur vdekjes, por shohin fantazma, shohin shpirtra të kriminalitetit që ekzistojnë vetëm në mendjet e tyre kur paguajnë biletën për të mbërritur në Shqipëri, për të informuar publikun e tyre me lajme të shkruara tashmë më parë. Ok, është ajo që është, siç do të thoshte ish banori i Shtëpisë së Bardhë. Çdonjëri prej nesh bën atë që mendon se është e dobishme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re