Analisti Arion Sulo u shpreh se që pas 14 majit të ketë zgjedhje të parakohshme, duhet të opozita të arrijë një fitore të thellë, me rezultate të tilla që të mos lënë vend për interpretime.

gdfkkfk

Komentet Sulo i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se një rol të rëndësishëm në fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka edhe kreu i PL-së, Ilir Meta.

Sulo tha se Meta së bashku me Berishën arritën të zgjidhnin një lëmsh ligjor për mënyrën e përfaqësimit të opozitës në këto zgjedhje.

Pjesë nga biseda në studio:

Nëse marrin bashkitë më të mëdha të vendit, a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Sulo: Duhet të ketë një fitore të thellë. Që të ndodhë ajo duhet të jenë rezultate të tilla që të mos lënë vend për interpretime.

Cili është roli i Metës në këtë fushatë?

Sulo: Meta është shumë aktiv në fushatë. Rili i tij është thelbësor, pasi ai arriti të zgjidhë një lëmsh jo të vogël ligjor të opozitës, së bashku me Berishën. Nëse do të kishim kalkulime personale të PL-së, ajo do të ishte përçarje për opozitën. Sot pamë se në fletën e votimit nuk do të jetë roli i Metës në fletën e votimit.

A mund të ndikojë logo e PD-së së Alibeajt që votuesit të konfuzohen?

Sulo: Një pjesë e njerëzve edhe mund të konfuzohen nga logo. Prandaj bëhej beteja për vulën. Logo e PD-së është logo historike 33 vjecare, që për mbështetësit e saj, është vendi ku ata mund të çojnë votën me sy mbyllur. Por kjo edhe mund të minimiziohet si gabim. Nuk është trendi kryesor. Meta pati rol pozitiv. Gjithë votat e koalicionit do të jenë tani edhe të Berishës dhe të Metës. Një pjesë e skeptikëve mund të thonë që Meta po merr një pjesë të mirë të PD-së. Kjo nuk mund të ndodhë. Këto janë zgjedhje politike. Ne duhet të përmbysim këtë regjim sipas politikanëve. Nxitja për të goditur politikisht është e saktë, sa do të ngjisë kjo te njerëzit, mbetet për t’u parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re