Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha në studion e Panorama TV se rikthimi i Bashës është për interesat e tij personale. Sipas Salianjit, Basha duhet të largohet dhe ti lërë demokratët që të bashkohen.

Deputeti demokrat deklaroi se rikthimi i tij është për agjende okulte që duan të dëmtojnë opozitën.

Salianji tha gjithashtu se Bashës i janë dhënë të gjitha mundësinë nga demokratët, por e katandisi PD në këtë gjendje ku është sot duke i shërbyer, sipas tij Edi Ramës.

Pjesë nga intervista

Pse është rishfaqur basha?

Thellësisht për interes personal. Logjika më con se është për ti shërbyer Edi Ramës. Për ti vendosur një barrierë tjetër bashkimit të demokratëve. Ndërkohë që sot demokratët janë detyruar të ulen të bashkëpunojnë me kolegë të PS në komisione, sot deputetet e dalë nga lista nuk ulen me njërii tjetrin. Nuk ka një inertes për të ndihmuar demokratet.

Mendoni se Basha po kërkon të jetë në krye të PD, dhe cili do të jetë reagime?

Nuk duhet marrë seriozisht farë. Për ta thënë në mënyrë metaforike. Dikush që zgjidhet nga gjumi kap play station dhe mendon se do luajë. 20 njerëz i mbledh edhe militanti më fundori. Mund ti mbledhë dhe të thotë do jem shpëtimtari. Po të them unë që ai do jetë shpëtimtar ju  nuk do e mbani dot të qeshurën.

Këtu ka vetëm një gjë. Nuk është njeri që mban përgjegjësi. Ka marrë çdo benefit të mundshëm nga demokratët dhe e katandisi PD në këtë gjendje që është sot. Nëse do kishte përgjegjësi duhet ta kishte mbyllur, duhet të kishte lënë edhe mandatin e deputetit të hynte një deputet tjetër dhe të vazhdonte punën e vet. Se politika nuk është një profesion i përjetshëm.  E mori në përfaqësim e dështoi në çdo betejë, por edhe në cdo nismë që ka ndërmarrë qeveria apo PD dhe ka shkuar këtu. Si do vijë? Një njeri që del i fundit në çdo garë, ka logon siglën, mbështetjen ndërkombëtare dhe del i fundit. Si do ta mundësh Edi Ramën kur nuk bind dot 5 njerëz? I shërbejnë agjendave oklute që duan të dëmtojnë opozitën. Opozita duhet të ridimensionohet duke mos e përfshirë fare. La bashkitë, la mandatet, la reformën territoriale dhe reformën administrative. Ka qytetar që nuk mendon dot se shërbyesi kryesor i Edi Ramës ka qenë ku. Na lerë ne që jemi me 1 mijë hallë të gjejmë zgjidhje të tjera mos i bëj pengese dhe barrikadë për ti vendosur demokratëve dhe opozitës një barrikadim tjetër për të hyrë në luftëra është njëri apo tjetri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re