Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e pjesshme lokale të “6 marsit”, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike brenda selisë blu.

Burimet të “Fax News” brenda selisë së PD-së bëjnë me dije se Ferdinand Xhaferraj i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës i cili sërish është justifikuar me pretendimin se nuk ka humbur zgjedhjet pasi janë vjedhur votat.

Gjithashtu në debatin e fortë u përfshi edhe Dashnor Sula i cili i kërkon që të dalin përgjegjësit e humbjes pasi siç thotë ai humbet besimi në elektorat.

Debati:

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ferdinand Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD-në. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por t’i na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar…
Basha: S’kam humb asnjë garë, i kane vjedhur!
Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson me asnjë kështu!
Ilda Dhori: Të hapet gara në parti. Të hapen zgjedhjet në parti…

 

Tjetër largim nga PD-ja, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet (Debate të forta në selinë blu)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re