Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me qytetarët foli për politikën në vend dhe korrupsionin në nivele të larta zyrtarësh e politikanësh.

Sipas kreut të PD-së, tanimë për qytetarët ka ardhur koha që të zbulojnë se cilët janë politikanët e korruptuar. Shtuar këtë, ai risjell edhe njëherë në vëmendje propozimin për lista të hapura dhe vetting-un e politikanëve.

“Është koha që qytetarët të mësojnë se kush janë politikanët e korruptuar dhe që ata vete të zgjedhin deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët japin një kontribut të madh për vendin të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli,” tha Basha

Lideri demokrat kërkoi gjithashtu nga SPAK që të mos ketë asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët ndërsa hetohen.

“Ne e mbështesim dhe inkurajojmë SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta dhe kërkojmë që të mos ketë asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK”, – u shpreh kreu demokrat.

Gjatë takimit, ai u njoh me problematikat e tyre të shumta, si rritja e çmimeve, rritja e taksave dhe tarifave, rënia e fuqisë blerëse, papunësia e lartë,  e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos te pensionistëve.

“Paratë që duhet të shkonin te qytetarët sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarët”, – theksoi Basha, ndërsa shtoi se “ekonomia sot është e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë, të lidhur më zyrtarë të korruptuar dhe  nuk ju ofron atyre mundësitë që meritojnë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re