Bislim Ahmetaj, kryetar i Grupimit “Dhjetor 90” i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ka folur për gjendjen e opozitës në vendin tonë.

Ahmetaj mendon se Sali Berisha i ka dhënë shpresë njerëzve për zgjimin e një opozite reale, ndërsa thekson se shqiptarët kërkojnë të largohen pasi qeveria prej vitesh është keqmenaxhuar.

“Në atë periudhë ishte duke kaluar absurdin. Sot jemi duke jetuar një situatë të ngjashme , dmth një pruralizmin fasadë dhe një opozitë e kontrolluar. I duhet njerëz, energji të njerëzve të jashtëzakonshme për ndryshim. Atë periudhë patëm fat, studentët ishin zemra e lëvizjes por qytetarët e Tiranës ishin të etur për liri dhe demokraci. Ishte një bashkim i qytetarëve, të rinjve dhe inteligjencës që realizoi shumë gjëra të mëdha, keqmenaxhimit që ndodhi ndër vite.

Shqiptarët duan të ikin sepse është keqmenaxhuar nga udhëheqja. Njerëzit duhet të bëjnë zgjidhje, është më mirë të ndërrosh udhëheqjen sesa të ndërrojnë vendin ku jetojnë. Është më mirë të jetosh në Shqipëri ku ka mbi 300 ditë të vitit diell sesa të shkosh diku ku nuk shikon diell.

Duhet të ndodhë një ndryshim i thellë brenda lëkurës tonë, dhe ai ndryshim duhet të ndodhë tek inteligjenca e këtij vendi. Nuk është ky popull që s’ka njerëz të zgjuar që ta drejtojnë por problemi është tek kapja e shtetit.

Mungon zgjimi i një opozite reale. Mosha e re e Bashës u mendua si një zgjidhje. Në fakt nuk duhet të jesh i ri të jesh transformues, shkollimi i tij ka krijuar idenë që ai mund të jetë një udhëheqës perëndimor. Por në realitet ai tregoi se është më stalinist se kushdo tjetër në këtë vend. Berisha në shtator ka zgjuar njerëz në Shqipëri të cilët thonë se ky vend paska nevojë për opozitë dhe janë në një shpalosje të vetes së tyre, nga brezi intelektual i Berishës deri tek brezi më i ri që i shkojnë pas. Berisha e bëri të gjithën këtë për të zgjuar shpresën tek brezi i ri që janë të dhunuar.

Berisha dha shkëndijat që në këtë vend mund të rindërtohet një opozitë. Nëse shqiptarët duan opozitë që ta bëjnë këtë vend si vendet e tjera të BE. Berisha u ka dhënë mundësinë njerëzve që të zgjohen dhe të flasin. Unë nuk besoj që Berisha mund të jetë udhëheqësi liberator i vitit 2022 por besoj shumë që ai zgjoi nga gjumi qindra mijëra njerëz” tha Ahmetaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re