Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar projektligjin e qeverisë për marrëveshjen me studentët e mjekësisë për të firmosur kontratë 5 vjeçare, për t’u punuar në vend pas studimeve.

Manastirliu tha se kushti i vendosur nga qeveria është që të shtohen burimet njerëzore në vend dhe numri i mjekëve të cilët përfundojnë arsimin, ku shtoi se ministria e Shëndetësisë ka shtuar dhe numrin e kuotave të pranimeve në universitet.

Sakaq shtoi se penalitetet në rast se nuk zbatohet kontrata me qeverinë do t’i parashtrohen studnetëve para se ta firmosin dhe të regjistrohen në universitet.

“Ne duhet të rrisim numrin e mjekësve por jemi ende larg nga mesatarja e vendeve të rajonit, pra përballemi me shumë sfida. Ne e dimë mirë sesi sot vendet po liberalizojnë vendet e punës, pasi vendet e zhvilluara po thithin shumë profesionistë. Shqipëria është ndër vendet e para të rajonit për numrin e lartë të largimeve, kemi ndryshimet demografike ne duhet të ruajmë burimet njerëzore në vend. Interesi më i lartë i qytetarëve është ai për shëndetin mjekësor, ndaj dhe ne kemi parë mundësitë sesi të ndërtojmë një ligj që ti japë studentëve disa trajtime që ata të mundësojnë qëndrimin në vend, duke u punësuar.

Të gjithë studentët që do të lidhin marrëveshje me ministrinë e mjekësisë do ti mundësohet punësim, të përfitojnë pas punësimit politikën e strehimit social dhe më pas të drejtën e specializimit. Detyra jonë është të sigurojmë trajtim mjekësor, do të rrisim numrin e kuotave të pranimit, deri në 500 që të kemi më shumë mjek të diplomuar. Studentët pas diplomimit do të kenë mbështetje të shtetit. Marrëveshja është pjesa e dytë që parashikon ky akt, ku do të ketë firmosje të gjithë kushteve”, tha ajo.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re