Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e parë për shtyp pas fitores së thellë të partisë që përfaqëson në zgjedhjet e 14 Majit.

 

Rama ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën nga veriu në jug, ndërsa tha se është e nevojshme të ruajtja nga nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo.

 

“Vendosa të bëjë këtë konferencë shtypi sepse në një rast kaq të vecantë si ky nuk mund të bëja një fjalim fitoreje për një miting fitoreje. Kjo ëshyë një fitore e madhe për t’i festuar dhe vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti…” tha Rama

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re