Banorët dhe bizneset janë ngritur në protestë pas vendosjes së barrierave mbrojtëse nga ARRSH në rrugën Fllake-Xhafzotaj.

Qytetarët pretendojnë se vendosja e barrierave mbrojtëse, pa ndërtuar rrugën e re, bllokon çdo rrugë dytësore me segmentin qendror.

Ata pretendojnë se izolohet i gjithë komuniteti dhe biznesit në zonë.

“Nëse bëhet kjo rrugë, na bllokohet kalimi. Çojmë fëmijët në shkollë, kemi punën. I bie që të shkojmë në shtëpi me helikopter”, tha një prej protestuesve.

Bizneset thonë se me vendosjen e barrierave nuk i kanë lënë asnjë mundësi kalimi për të ushtruar aktivitetin.

“Po na izolojnë komplet, nuk kemi nga të hyjmë dhe të dalim. Firma nuk do të dijë gjë, do të marrë lekët e veta. Të na japin zgjidhje, s’po kërkojmë gjë, vetëm të mos na izolojnë”, shton një protestues.

Ata kanë deklaruar se protesta e tyre do të përshkallëzohet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re