Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupit Parlamentar të deputetëve të opozitës, ku sërish kryefjalë ka qenë masa e arrestit ndaj Sali Berishës.

Mësohet se gjatë mbledhjes deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur me demokratin, Bledjon Nallbati, ku situata ka shkuar deri në fyerje dhe debat verbal mes tyre.

Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur disa nga replikat, ku mësohet se Tritan Shehu ka thënë se duhet bërë çmos për të shpëtuar Sali Berishën nga arresti.

Ndërkohë që Nallbati i është kthyer ashpër, duke thënë  se ky i fundit s’ka bërë asgjë në Parlament.

Replikat

Tritan Shehu: Ne duhet te shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe per ketë duhet te vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë fare rendësi këto qe marrim (negociatat)

Bledjon Nallbati: Shume dakord me Tritanin, të vazhdojmë aksionin, por me një kusht qe ti te jesh ne balle. (I referohet idesë qe ata te cilët s’janë përplasur ta marrin kryesimin e aksionit).

Tritan Shehu: Mos me fol mua ashtu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re