Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka treguar pse mazhoranca nuk pranon ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet e kryeministrit Rama me charter.

Në konferencë me gazetarët, ajo u shpreh se nuk mund të ngrihet një hetim duke u nisur nga hiçi.

Sipas nënkryetares së Kuvendit, të gjithë kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve janë të njëjta, ndryshon vetëm fakti që kërkon të hetohet.

“Duhet të kemi parasysh diçka, se çështja duhet të trajtohet brenda fokusit që ka parlamenti, pra duhet të sillesh si parlamentar dhe jo si prokuror apo gjyqtar sepse nuk është ky roli që të është dhënë .

Objekti i çështjes duhet të jetë i qartë, se ku do shkosh dhe të ketë indicie të qarta, nuk mund të jetë diçka që ti e merr me mend dhe nuk e bazon askund.

Për fat të keqe merrni dhe shikoni kërkesat që ka bërë opozita për ngritjen e komisioneve hetimore, ndryshon vetëm fakti që kërkohet të hetohet, asgjë tjetër, pse është e veçantë, pse kërkohet të hetohet, etj. Pra edhe për kaq janë parë si një punë rutinë e kuvendit, por është një punë e veçantë e kuvendit.

Unë ju siguroj që në konferencën e kryetarëve do të gjeni diskutimet tona, që nuk kanë qenë të lidhura me atë që thuhet që do bëjmë një ligj të ri, nuk ka qenë ky argumenti, por ka qenë i lidhur me objektin që ka qenë antikushtetues dhe ka qenë i lidhur me faktin që në këto kërkesa kanë munguar të dhënat të bazuara të cilat të bëjnë të mendosh për të nxitur një hetim. Nuk mundesh nga hiçi të ngresh një hetim”, tha Felaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re