Përjashtimi nga taksa e karburanteve për të gjithë mjetet luksoze për përdorim personal në Shqipëri po denoncohet prej shmë kohësh nga gazetarë dhe ekspertë të fushës për shkak të dëmit në miliona euro në vit në buxhetin e shtetit

Gazetari Klodian Tomorri, një nga zërat që e ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme këtë abuzim ka publikuar sot dhe korrespondencën e tij me zyrën e shtipit në Komisionin Evropian që mbulon Tatimet dhe Doganat në union.

Sipas zëdhënësit për shtyp Nerea Artamendi Erro asnjë rezident i huaj nuk përjahstohet nga taksa dhe akciza.

Postimi i Tomorrit:

Kur mediat filluan te denonconin skemen e padrejte dhe korruptive te taksimit te karburantit te jahteve, qeveria dhe ekspertet e saj nxorën justifikimin e eksportit. Madje, me arrogance quanin si te paditur ose me interesa politike, kedo qe fliste kunder kesaj padrejtesie. Sipas qeverise dhe eksperteve prane saj, karburanti i jahteve qe vijne nga jashte dhe furnizohen ne portet tona nuk mund te taksohej as me tvsh as me akcize sepse eshte eksport.

Sot Komisioni Europian ktheu përgjigje duke e sqaruar çështjen perfundimisht. Komisioni thote se karburanti i jahteve per perdorim privat duhet te taksohet me tvsh dhe akcize, pavarësisht rezidences se pronarit, dhe nuk duhet te jete ne asnje menyre subjekt perjashtimi nga taksat.

Te gjithe ata qe kane patur gisht ne krijimin e kesaj skeme te padrejte dhe korruptive taksimi ne Shqiperi, per shkak te paditurise apo per shkaqe te tjera minimalisht duhet te kerkojne falje sepse i kane bere popullit nje dem miliona e milioma euro. Por me e rendesishmja, ajo grope duhet mbyllur nje ore e me pare sepse eshte korrupsion.

Nuk ka sens qe Shqiperia t’i shese nafte jahteve te miliardereve qe vijne nga jashte me 450 leke te vjetra litri, nderkohe qe ambulanca dhe femeri e paguajne 1600 leke litri.

Dear Klodi,
Please find below the replies to your questions on background (no attribution)
1- What’s the current tax regime for the fuel sold to private yachts in Eu?
• Fuel sold for use in private yachts should have VAT and excise duties applied.

2- If a private yacht owned by an Albanian resident is fuelled in an EU contry and then sails back to Albania waters, is the fuel he buys exempted from VAT and excise duty?

3- If a private yacht owned by a extra eu resident is fueled in an EU port and sails back to his resident country, does he pay VAT or excise duty on the fuel?
• The rules are the same in both instances: the fuel should have VAT applied and no exemptions are possible, since the fuel supplier cannot show proof that the fuel has been exported from the EU. The fuel should also be taxed with excise duties since it is being released for consumption. Member States are not obliged to refund excise duty on exports where the duty has already been paid; only exports of duty suspended goods can ensure non-payment of excise duty on exports.
Kind regards

(I dashur Klodi,
Ju lutemi gjeni më poshtë përgjigjet e pyetjeve tuaja në prapavijë (pa atribim)
1- Cili është regjimi aktual i taksave për karburantin e shitur në jahte private në BE?
• Karburantet e shitura për përdorim në jahte private duhet të kenë TVSH dhe detyrime akcize.

2- Nëse një jaht privat në pronësi të një banori shqiptar furnizohet në një kontratë të BE dhe më pas lundron në ujërat e Shqipërisë, a përjashtohet karburantet që ai blen nga TVSH-ja dhe akciza?

3- Nëse një jaht privat në pronësi të një rezidenti jashte BE furnizohet në një port të BE-së dhe lundron përsëri në vendin e tij rezident, a paguan ai TVSH ose akcizë për karburantin?

• Rregullat janë të njëjta në të dy rastet: karburantet duhet të kenë TVSH të aplikuar dhe nuk ka përjashtime të mundshme, pasi që furnizuesi i karburanteve nuk mund të tregojë prova se karburantet janë eksportuar nga BE. Karburantet gjithashtu duhet të tatohen me akcizë pasi ato lëshohen për konsum. Shtetet Anëtare nuk janë të detyruara të rimbursojnë akcizën për eksportet ku detyrimi është paguar tashmë; vetëm eksportet e mallrave të pezulluara nga detyrimet mund të sigurojnë mospagimin e akcizës për eksportet.
Përshëndetje të përzemërta)

Nerea ARTAMENDI ERRO
Press officer for Taxation and Customs Union
cid:[email protected]
European Commission
Spokesperson’s Service
BERL 03/350
B-1049 Brussels/Belgium
Tel.: +32 2 299 0964
Mob.: +32 460 790964
[email protected]

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re