Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish Kosovën, për shkak të mungesës së saj në takimin e Open Balkan që po mbahet gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Rama tha pas fjalës së komisionerit Oliver Varhelyi, se të gjitha shtetet që e kundërshtojnë Ballkanin e Hapur, nuk e bëjnë këtë se janë për nismës e Berlinit, se në rast se kjo do të ishte e vërtetë do të ishin nisur me vrap drejt kësaj tryeze.

Sipas kryeministrit shqiptar, kjo nismë nuk është gjë tjetër veçse zbatimi në terren i 4 shtyllave që ka procesi i Berlinit, në të cilin kanë dhënë dakordësinë të gjitha shtetet e rajonit.

“Të gjithë ata që kundërshtojnë Ballkanin e Hapur, sinqerisht duan diçka tjetër dhe jo procesin e Berlinit, se nëse do të donin atë, do të vinin me vrap këtu. Kjo hapësirë ka të bëjë me realitetin e jetës së qytetarëve tanë”, u shpreh Rama, në fund të konferencës së përbashkët me komisionerin e BE-së për zgjerimin.

Jashtë nismës së Ballkanit të Hapur kanë qendruar Kosova, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, të cilat komisioneri për zgjerimin i ftoi sot që të reflektonin, pasi sipas tij mbështetja e BE-së për rajonin në tërësi në aspektin ekonomik do të ishte më e madhe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re