Skip to content

“Duhet të zgjohemi dhe të çohemi”- Thirrja e Neritan Liçajt: Të mos japim mend nga divani! Po asimilohemi si komb

Aktori Neritan Liçaj ishte i pranishëm në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje qytetarëve që të zgjohen, pasi siç u shpreh ai Shqipërinë nuk e bëjnë të huajt.

Liçaj theksoi ndër të tjera se “kështu nuk shtyhet më, pasi po asimilohemi si komb”.

“Të mos rrimë nga divani dhe të japim mend atyre që përpiqen të bëjnë diçka për këtë vend”, tha Liçaj.

Neritan Liçaj: Shikoni veten tuaj në pasqyrë, i them çdo njeri të ndershëm. Nuk ka për të na bërë njeri jo, se i huaji vjen për interesat e tij. Duhet të zgjohemi, duhet të çohemi, të mos rrimë nga divani dhe të japim mend atyre që përpiqen të bëjnë diçka për këtë vend. Kështu nuk shtyhet më, po asimilohemi si komb.

“”