Elson Marku, banor i “5 majit” i ftuar në studion e “Fax Neës” ka folur për prishjen e banesave në këtë zonë dhe për dhunën e policisë ndaj qytetarëve.

Sipas Markut, këta banorë nuk janë zaptues toke pasi e kanë blerë dhe më pas kanë ndërtuar shtëpi si pjesa më e madhe e shqiptarëve. Elson Marku ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të cilët sipas tij kërkojnë 15 mijë euro ryshfet për të dhënë certifikatën e legalizimit.

Ne kemi 4 muaj që protestojmë, që në mars të vitit të kaluar kemi bërë kallëzime për këtë projekt mafioz të bashkisë së Tiranës. Dita e djeshme është më e dhunshme dhe e dhimbshme për banorët, pasi ne gjatë gjithë kohës kemi bërë kërkesë për bashkinë që të gjejmë një akt marrëveshje, bashkia e Tiranës nuk na dëgjuar kurrë. Banorët janë të stresuar dhe të mërzitur prej kohësh. Ne i jemi drejtuar bashkisë së Tiranës që të na vendosë në dispozicion një vendim për prishjen e banesave mdhe këta drejtues nuk kanë asnjë vendim prishje. Nëse ata më japin vendimin e prishjes unë shkoj në gjyukatë dhe deri sa të dalë vendimi në Gjykatë nuk ke të drejtë të ta prishin. Kurse këta ta sjellin njoftimin që do të prishin shtëpinë, pra bashkia e Tiranës të bëjë hapa ligjorë dhe të mbajë përgjegjësi për prishjen.

Mund ta dërgoni në Gjykatë bashkinë? “Dje u prishën banesa edhe me certifikatë pronësie kurse ne më 11 shkurt kemi bërë kërkesë padi kundër prishjes, këta nuk presin vendimin e gjykatës. Këtyre nuk u intereson asgjë. Arsyeja më e dhunshme dje ishte që banorët s’kanë ku të shkojnë. Unë nuk dua të jetoj në pallat por dua të jetoj në shtëpi private ashtu siç e kemi. Nuk është e vërtetë që aty është zonë për rindërtim, por Edi Rama kishte projekt në 2007 për të prishur banesat. Bashkia e Tiranës atëherë vinte me policë bashkiakë dhe nuk kishte forcë, kurse sot vjen me Policinë e Shtetit dhe s’ke çfarë i bën , ata dhunojnë qytetarët e vet. VKM thotë: E drejta e pronës mund të prishet shtëpia vetëm kur bashkia nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Aty ka hapësira boshe sa të duash ka magazina të vjetra dhe mund të rindërtosh sa të duash. Këta prekin 430 banesa ku jetojnë mbi 700 kurorë i nxjerrin në rrugë.

A jeni zaptues të tokës? Në atë zonë kanë qenë fabrika dhe magazina në kohën e Enver Hoxhës. Në 1991 ka dalë ligji i privatizimit të objekteve, ndërmarrja e bashkisë së Tiranës i ka privatizuar këto godina. Pala blerëse janë 3 bashkëpronarë që kanë qenë drejtorë apo punonjës i magazinës. Bashkia e Tiranës i ka dhënë këtyre banorëve të cilët na i kanë shitur ne. Pra ne nuk jemi zaptues, ne ju kemi blerë katre pronarëve. Përse nuk janë legalizuar të gjithë njerëzit? Legalizimet e fundit në këtë zonë janë dhënë në vitin 2013. Nëse ke shtëpi të palegalizuar 3 katëshe, drejtorët duan nga 15 mijë euro që të të japin certifikatën”, tha Marku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re