Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me përfaqësuesit e komunitetit të Skraparit, është shprehur se partia e tij ka programin dhe modelin, por duhet që të kenë një organizim të mirë dhe të padepërtueshëm nga kryeministri Edi Rama, të cilin e cilëson mjeshtër të intrigës.

Meta tha se të gjitha objektivat do t’i realizojnë me vendosmëri dhe tashmë është koha që të ndezin motorët.

“Të gjithë kemi parë arrogancë në pushtet, por në jesh në opozitë dhe të jesh arrogant, kjo është një gjë shumë e çuditshme.

Duhet t’i ndezim motorët fort fare dhe për këtë gjë kërkoj ndihëm e të gjithë juve. Unë kurrë nuk jam përpjekur të vërë kushte. Kush do të jetë me mua, me mua. Kush nuk do të jetë me mua, vjen dhe më thotë faleminderit.

Programin e kemi, modelin e kemi, tani na duhet një organizim i hekurt i padepërtueshëm nga Edi Rama që është mjeshtër i intrigës, korruptimit të kundërshtarëve, nga veglat e Edi Ramës nëpër institucione.

Për të realizuar programin tonë të shkëlqyer, ne jemi shumë të qartë. Ne vetëm rritjen e të ardhurave nga 27.5%, në 42% në arrijmë të sigurojmë mbi 3 miliardë euro në vit që sot nuk futen fare në administrim, sepse vidhen.

Të jeni të sigurt që do t’i bëjmë me vendosmëri të hekurt siç di Ilir Meta t’i bëjë punët e veta”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re