Ministrja austriake për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler bëri të qartë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtme, Olta Xhaçka ajo u shpreh se nëse procesi nuk përshpejtohet të gjithë do të humbasim.
Sipas ministres austriake, Shqipëria ka bërë hapa para sa i takon shtetit të së drejtës, ndërsa theksoi se ajo është një nga avokatet kryesore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Ne duhet t’ju japim ju perspektive për të hyrë në Bashkimin Evropian në kuadër të besueshmërisë së BE. Nëse nuk e përshpejtojmë këtë proces, të gjithë humbasim. Kjo është arsyeja pse po avokatojmë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ju po bëni shumë për ti treguar BE se doni që të shihni hapa të mëtejshëm. Ju jeni angazhuar në shtetin e së drejtës dhe Austria po mbështet 5 projekte në këtë drejtim.
Shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë vlerat e unionit tonë. Për aq kohë sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e BE ky projekt nuk është e plotë. Duhet të plotësojmë hendeqet. Ju jeni të rrethuar nga anëtarë të BE.
Nga dita e parë kam avokatura për nisjen e kësaj konference dhe kjo ka qenë para mbërritjes së pandemisë. Kam thënë që duhet të përfshijmë vendet e Ballkanit, sepse flasim për të ardhmen e BE”, tha ministrja Edstadler.
Nga ana e saj, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Shqipëria ka bërë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore që janë kërkuar nga BE.
“Kemi plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Tani është radha e BE për të vlerësuar arritjet tona konkrete, duke nisur bisedimet e anëtarësimit. Rigjallërimi i perspektivës së integrimit evropian të rajonit, instrumenti më efikas për, forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Xhacka.
Duke e falenderuar për ndihmën që ka dhënë Austria, Xhaçka tha se pandemia na mësoi se askush nuk mund ta kalojë vetëm këtë sfidë.
“Pandemia na mësoi se askush smund ta kalojë këtë sfidë i vetëm. Prandaj ka marrë përsipër koordinimin e shpërndarjes së vaksinave si një tjetër konfirmimim i angazhimit austriak në rajon. Vizita e ministers përkon edhe me një moment të rëndësishë m për ecurinë e integrimit.
Austria e kupton mirë rajonin tonë e di dhe e kupton mirë se sa e madhe është nevoja për një qasje strategjike. Anëtarësisimi në Be duhet të përshpejtohet. Shqipëria dha rezultate të prekshme.
Vitin e kaluar patëm një bashkëpunim mjaft të mirë në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE. Ky bashkëpunim është tipar kryesor i marrëdhënies tonë shumëpalëshe. Vlerësojmë”, tha Xhaçka.
