Mjeku Pëllumb Pipero mendon se situata nuk duhet dramatizuar, ndërsa shqiptarët, por edhe njerëzit në shumicën e botës, janë detyruar ta ndryshojnë stilin e të jetuarit.

“Unë nuk shikoj se ka vend për të dramatizuar situatën. Tani normalitetit që kemi pasur nuk mund t’i rikthehemi deri në momentin që të kemi një vaksinë. Por nuk ka vend për dramatizme. Unë besoj jam më radikal. Unë nuk jam pro këtyre maskave me ndarje xhami etj, por unë them që mjafton vetëm një maskë, kjo pasi virusi përhapet me anë të spërklave”- tha Pipero në “Open”.

Ai u shpreh se situata është normalizuar dhe ka më pak raste në vend.

“Situata në infektiv është e qetë aktualisht, kemi rreth 30 të sëmurë nga të cilët shtatë janë në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar megjithëse do thosha në gjendje relativisht kritike. Kujdesi i mjekëve është maksimal.

Ajo që është e rëndësishme ta theksoj është se nëse para disa javësh kishin 7-8 persona që shtroheshin në ditë në spital, tani kemi 2-3 që do të thotë se pandemia në vendin tonë është e butë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re