Deputeti demokrat Dashnor Sula, në një intervistë për News24, është shprehur se aksioni i opozitës duhet vlerësuar nga shoqëria.
Sula u shpreh se betejën nuk e bëjnë për vete, por qytetarët.
“Më irriton sepse parlamenti të ketë 300 gardistë. Të armatosur deri në dhëmbë, militarizim. Gardha metalik.
Ne kemi vendosur të përballemi, këtë se bëj për nënën dhe fëmijët e mi. E bëj për qytetarët. Të gjithë duhet të japin kontributin e tij. Të gjithë qytetarët duhet të jenë kundër qeverisë. Duhet vlerësuar sakrifica që bëjnë ne, nga shoqëria”, tha ai.
Deputeti demokrat gjithashtu deklaroi se një “forcë politike në Itali kishte moto fushate ‘të mos bëhemi si Shqipëria’.
Sa i takon incidentit te Kuvendi, mes policisë dhe dy kolegëve të tij demokrat, Sula shprehu bindjen se efektivi kishte armë.
“Të nxjerrë fytyrën policit. S’është i njëjti. Nuk bën vaki të jetë ai. Me armë kërcënohen deputetët në Kuvend”, tha Sula.
