Duke folur per “Spotlight” ne Vizion Plus,  Presidenti i FSHF, Armand Duka tha se vendosja e tritolit ne shtepine e tij nuk mund te jete rastesi.

 

Sipas tij nese do te jete nje ngjarje e telekomanduar nga ndonje person te veshur me pushtet, do te ishte vertet shume e rende sikurse edhe mundesia qe ngjarja te kete lidhje me zgjedhjet ne FSHF.

 

Duka shtoi se duke qene se ditet e fundit perplasjet ne federate kane qene ne qender te opinionit publik, cdokush mund te coje lehtesisht ndërmend faktin që gjithcka po bëhet në kuadër të zgjedhjeve në federatë.

 

Presidenti i FSHF tha se nuk është aspak rastësi që ai procedohet penalisht nga Prokuroria, apo që tatimoret mësyjnë në bizneset e tij dhe të zv.Presidentit të federatës Lutfi Nuri.

Mirëpo Duka shkoi edhe më larg duke denoncuar live, një shantazh që I ishte bërë shoferit të tij në autostradën Tiranë-Durrës, vetëm 1 orë pas shpërthimit në banesë.

 

“Kemi edhe emrin e personit dhe target e makinës që kanë shantazhuar shoferin tim në autostradë. Bëhet fjalë për shtetasin Shpetim  Balla që lëvizte me një makinë tip Benz I bardhe me targa AA 134 BP . Ngjarjen do ta denoncojme nëser në polici dhe prokurori, shtoi Duka në vision Plus.

 

Pyetjes se gazetarit Sokol Bregu nëse ai ndihet i trembur dhe i kërcënuar, Duka tha se pas gjithckaje që ka ndodhur është normale të jetë kështu, por as që e con ndërmend të tërhiqet nga gara për kreun e FSHF.