E enjtja ishte dita e zyrtarizimit të dy kandidatëve për president të FSHF-së dhe nga ajo ditë kanë nisur reagimet, jo vetëm nga kandidatët por edhe të tjerë personazhe. Ndërkohë që shumë faqe në facebook apo rrjete të tjera sociale kanë nisur edhe ‘’exit pollet’’ por vota do të varet nga kubet dhe shoqatat sportive pjesë të FSHF-sw.

Madje vet FSHF ka bërë një reagim mbi skandalin e shoqatave ‘’fantazëm’’ se janë konform ligjit dhe rregullave duke kërkuar të hedh poshtë aludimet e mediave dhe vet kundërshtarit të Dukës në këtë garë, Bashkim Fino.

Por ajo që e ka bërë edhe më interesante këtë fundjavë se opinioni sportiv e ka shkëputur vëmendjen nga miqësoret, merkato apo edhe nga futbolli i huaj për tu përqendruar tek ajo që pas 16 viteve pritet të jetë gara më e fortë për ‘’shefin’’ e futbollit shqiptar.

Në televizipne, gazeta por edhe në rrjetet sociale ka patur pa fund reagime në favor të secilit prej kandidatëve nga futbollist të Kombëtares, Kategorisë Superiore, klube, ish futbollist e trajner por edhe gazetar e politikan. Duket qartë që deri në 7 shkurt do të jenë të shumtë ata që do të përfshihen në këtë ‘’debat’’ mbi njeriun që do të drejtoj futbollin shqiptar për katër vite në vazhdim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re