Dhimbja që la pas tërmeti në Shqipëri kapërceu kufijtë dhe shumë shtete u solirarizuan. Pas dërgimit të ndihmave në ditën e parë pas tërmetit, duket se solidariteti po vijon ende, pasi po dhurohen shuma parash për rindërtimin e banesave të shmebura.

Përmes një postimi në Facebook, Duka i Madh i Rusisë, George, bën me dijeni se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të Princ Lekës, sa i takon situatës së krijuar në vend si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Ai shkruan se do të dhurojë për të ndihmuar popullin shqiptar, cili ndodhet në momente të vështira.

“I jam përgjigjur kërkesës për ndihmë të Princit Leka të Shqipërisë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 njerëz, 2000 të plagosur, dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do dhuroj për të ndihmuar popullin e Shqipërisë në këto momente të vështira”, shkruan Duka i Rusisë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko